Rusët publikojnë videot e para pas shkatërrimit të urës së tyre në Kursk

August 17, 2024
1 minut lexim

Forcat ukrainase raportohet se kanë sulmuar me raketa një urë në rajonin e Kurskut.

Raportohet se ura ka shërbyer për kalimin e furnizimeve të ndryshme – karburante dhe municion – të ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë.

Tashmë janë publikuar videot e para të shkatërrimit të urës mbi Seim në Gluskovo.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë publikuar videot e realizuara menjëherë pas goditjes së urës në rajonin rus të Kurskut, ku tashmë kontrollohet nga Ukraina.

Ky shkatërrim sipas rusëve ka vështirësuar evakuimin e civilëve.

Ndryshe, Ukraina tash e një jave ka nisur një sulm brenda territorit rus, duke befasuar të gjithë skeptikët e luftës se mund të poshtërohet kaq shumë diktatori i Rusisë, Vladimir Putin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​10 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Po ndërhyjmë nga ajri përmes ekipit rumun

Story i radhës

Prevallë, aktivizohen sërish zjarret

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë