Rusët përdorën harta ukrainase të vitit 1969 në nisje të pushtimit

1 minut lexim

Hetuesit e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës konstatuan se disa nga komandantët rusë, që pushtuan territorin ukrainas në nisje të invazionit, përdorën harta topografike të Ukrainës që datojnë nga viti 1969.

Siç raporton BBC, kjo bëhet e ditur nga dokumentet e gjetura nga Shërbimi i Ukrainës, në vendin e rretheve të rajonit të Kharkivit, që aktualisht gjendet nën pushtimin rus.

Rusët nuk i përditësuan hartat, e kjo dëshmohet pasi nuk figurojnë disa zona banimi në qytetet Saltiv e Kharkov, që u ndërtuan në fillimin e viteve të 70-ta.

Mungojnë gjithashtu edhe rezervuarët Travyansk dhe Murom, që u ndërtuan po ashtu në vitet e 70-ta.

Kufiri shtetëror mes Ukrainës dhe Rusisë, në hartat që i posedojnë rusët është i vizatuar me laps, për shkak se në atë kohë vendet ishin nën sundimin e Bashkimit Sovjetik.

Sot u regjistrua dita e 145-t qëkur nisi lufta në Ukrainë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas vdekjes së Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e rëndësishëm për koncertet tij

Story i radhës

Dështon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, kryeministri serb udhëton drejt Egjiptit

Të fundit nga