Rusët nisin tërheqjen nga rajoni perëndimor i Khersonit

October 22, 2022
1 minut lexim

Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin jugor Kherson.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se 2000 ushtarë rusë ishin urdhëruar të mbulonin tërheqjen dhe analistët perëndimorë paralajmëruan se Rusia mund të hedhë në erë një digë në Kherson për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

“Tërheqja ruse nga rajoni perëndimor Kherson ka filluar”, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA. “Forcat ruse ka të ngjarë të synojnë të vazhdojnë atë tërheqje gjatë disa javëve të ardhshme”, shkruan më tutje.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar, por në një intervistë javën e kaluar, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se do të duheshin marrë “vendime të vështira”.

Sulmet e artilerisë ukrainase kanë shkatërruar disa ura mbi lumin Dnipro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë rifurnizimin e forcave të saj përgjatë frontit jugor dhe duke e bërë të rëndë tërheqjen.

Ndryshe, Ukraina filloi një ofensivë në muajin gusht për të rimarrë rajonin Kherson. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Letra e babait për të birin bëhet “hit”: Është shkruar të jemi bashkë në këtë jetë, nuk e dimë për sa kohë. Ndaj, gëzohu…

Story i radhës

Grubi: Shkatërrimet dhe viktimat në Ukrainë na kujtojnë luftërat e përgjakshme që ndodhën në vitet ’90 në vendet tona

Të fundit nga

ShkoLartë