Rusët lëshojnë raketa nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias

1 minut lexim

Ushtria ruse ka vendosur raketahedhës në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, i cili është nën kontrollin rus që nga muaji mars, nga i cili po qëllojnë në Nikopol.

“Okupatorët rusë kanë instaluar sisteme raketore në zonën e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe po synojnë Nikopolin prej andej”, tha Petro Kotin, president i Energoatom, në Telegram pas një interviste televizive me rrjetin ukrainas United News.

Situata në termocentral është jashtëzakonisht e tensionuar dhe ajo po rritet dita-ditës.

“Okupatorët po sjellin pajisje, si sisteme raketash, me të cilat ata tashmë kanë shënjestruar bregun tjetër të lumit Dnieper dhe zonën e Nikopolit, 80 km në jugperëndim të Zaporizhzhia”, tha ai.

Sipas tij, rreth pesëqind ushtarë rusë janë ende në termocentralin bërthamor.

Armët e rënda (tanke, automjete të blinduara), ushtria, kamionë me armë dhe eksplozivë janë ende të stacionuara në termocentral”, tha Kotin.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rina Balaj paralajmëron projektin e ri “Daddy”

Story i radhës

Mot me diell dhe vranësira lokale

Të fundit nga