Rusët goditën gjithë natën në Chernihiv, raketat goditën edhe një kopsht fëmijësh

1 minut lexim

Predhat ranë në Chernihiv gjatë gjithë natës, megjithëse vetëm një plagosje është raportuar deri më tani në qytet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Sulmi i artilerisë filloi rreth orës 02:00, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Sipas agjencisë, raketat goditën një ndërtesë ku ndodhet një kopsht fëmijësh, duke shkaktuar një zjarr.

Është goditur gjithashtu një dyqan në një treg qendror, si dhe një pallat banimi pesë-katësh. Një grua ka mbetur e plagosur lehtë.Bota sot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Johnson: Russia Today po e dëmton të vërtetën

Story i radhës

Edhe sot priten reshje bore

Të fundit nga