Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet momenti kur ushtria e Vladimir Putinit ‘aksidentalisht’ bombardon trupat e saj për dy orë në veri të Bakhmutit, duke menduar se ishin ushtarë ukrainas.
Bisedat të përgjuara nga ukrainasit në korrik, tregojnë gjendjen në të cilën gjendet ushtria ruse në Ukrainë. Eprorët rusë i kishin ngatërruar forcat e tyre me ato të ukrainasve, dhe kështu kishin dhënë urdhër për sulm me artileri dhe armë tjera të rënda.
Pavarësisht se ushtarët që goditeshin pandërprerë për më shumë se dy orë, bënin thirrje për të ndaluar, duket se kërkesa e tyre nuk u dëgjua. Pasi bombardimet ruse u ndalën, ukrainasit iu vërsulën dhe arritën për pak minuta të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve.
Në anën tjetër, numri i ushtarëve rusë të vrarë mendohet të jetë shumë, të cilët u qëlluan pikërisht nga bashkëluftëtarët e tyre.
Burimi: GAZETA.MK