Ushtria ruse po vazhdon të bombardoj infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të këtij vendi të mbesin pa energji elektrike, ujë të pijshëm e ngrohje.
Duke marrë parasysh se temperaturat kanë rënë nën zero, miliona ukrainasve po u rrezikohet jeta nga i ftohti dhe mungesa e rrymës.
Autoritetet e atjeshme kanë bërë thirrje për kursim të energjisë, kurse shumë vende të botës janë shprehur të gatshme që ta ndihmojnë në tejkalimin e krizës energjetike.
Një ndër ato vende është Gjermani, që do t’i dhurojë Ukrainës 470 gjeneratorë që kapin vlerën e 19.5 milionë eurove.
Sipas ambasadës gjermane në Kiev, 150 prej tyre tashmë i janë dorëzuar kompanisë ukrainase Ukrenergo, e tjerët që do të shpërndahen në Odesa, Mykolaiv dhe rajonin e Khersonit.