Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare

September 18, 2023
1 minut lexim

Robert Dumitru, një rumun i cili ka rreth 10 vite që vjen në Shqipëri, e ka mësuar gjuhën shqipe prej shokëve të tij shqiptarë që i ka njohur në Belgjikë. Madje e ftet aq mirë saqë duket si një emigrant shqiptar me origjinë nga veriu, që ka jetuar jashtë vendit.

Ne u njohëm me të përmes një video në Tik-Tok, të cilën e postoi pas ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, ku bënte thirrje të mos përçahen të dy popujt që kanë lidhje historike për 100 alabakë…

Në studion e emisionit GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se shumë shpesh nuk e besojnë që është rumun dhe duhet t’u tregojë pasaportën për ti bindur.

Dumitru u shpreh se ka shumë dëshirë të ketë pasaportë shqiptare dhe të jetojë në Tiranë.

“Shqipen e kam mësuar në belgjikë, jam rritur me shqiptarë që 10, kam 11 vjet që vij çdo vit në Shqipëri, për të kaluar shokët, për pushime. E vlerësoj shumë Shqipërinë”, tha Roberti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diell dhe vranësira – Parashikimi i motit për sot në vend

Story i radhës

Nisma e veçantë, autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

Të fundit nga

ShkoLartë