Është interesant se ka kohë që rumunët i kushtojnë vëmendje gazetares dhe moderatores sportive të Kosovës!
Cila është arsyeja që mediat në Rumani e kanë në qendër të vëmendjes Qeqa Krelanin?
Bukuria apo guximi i saj?
Këtu është dilema!
Megjithatë komentuesit (tifozët) rumunë janë të hidhëruar me vajzën e Kosovës sepse ua tha troç për skandalin ndaj Kosovës, ku tifozët rumunët e provokuan Kosovën me brohoritje “Serbia, Serbia”, ndeshja u ndërpre në minutën e 90+2 pasi që djelmoshat tanë me të drejtë braktisën fushën kur rezultati ishte 0:0 në kuadër të Ligës së Kombeve.
UEFA vendosi rezultatin 3:0 në fabor të Rumanisë, por këta të fundit i dënoi me 128 mijë euro.
Media rumune “Digisport” ka shkruar se Qeqa Krelani gazetare e njohur nga Kosova, është bërë e njohur edhe në Rumani, pasi ka marrë një mori reagimesh pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.
“Nuk kisha frikë. Kështu funksionojnë gjërat.
Të shajnë në internet dhe kur të shohin personalisht kërkojnë të bëjnë foto me ty.
Kjo më ndodh gjatë gjithë kohës”, kështu ka thënë ditë më parë Qeqa.
“Edhe rojet kufitare donin të bënin foto”, ishte njëra nga deklaratat top e Qeqës.
Burimi: botasot.info