rumunet denohen rende nga uefa media rumune permend kosoven 6864012842429

Rumunët dënohen rëndë nga UEFA! Media rumune përmend Kosovën

July 1, 2025
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Ruanisë është dënuar rëndë me 55,250 euro nga UEFA. 

““Ndëshkimet vijnë si rezultat i incidenteve në ndeshjen Rumani – Qipro, e cila është luajtur në Arenën Kombëtare, më 18 nëntor të vitit 2024, në raundin e fundit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Sjellje raciste dhe diskriminuese e tifozëve, gjobë prej 30,000 eurosh dhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektorët 105, 106, 107 në Arenën Kombëtare) për ndeshjen e ardhshme në garat e UEFA-s.

Megjithatë, vendimi për mbylljen e pjesshme të stadiumit është pezulluar. Bllokimi i rrugëve të aksesit – një gjobë prej 14,000 eurosh

Ndezja e materialeve piroteknike – gjobë prej 11,250 eurosh”, ka shkruar mediumi rumun “Sport”.

Mediumi rumun ka rikujtuar edhe dënimet që kishin marrë për Kosovën.

“FRF, ishte ndëshkuar shumë më drastikisht për atë që ndodhi në ndeshjen Rumani – Kosovë, gjithashtu në Ligën e Kombeve
UEFA i kishte gjobitur jo më pak se 128,000 euro”,
shkruan më tek.

Andrei Vochin, këshilltar i Razvan Burleanu, presidentit të FRF, reagoi pas dënimeve nga UEFA. Ai tha se kush mund t’i zgjidhë probleme të tilla në mënyrë që probleme të tilla të mos përsëriten në ndeshjet e ekipeve kombëtare.

“Federata është mësuar tashmë me to. Nuk është më lajm i Fundit. Sa shumë mund të ishte bërë me këto para…

Ne jemi super-recidivistë

Vetëm autoriteti shtetëror mund ta zgjidhë. Është turp për mbi 40,000 njerëz. Kaq është. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Andrei Vochin për “Footbal Club”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia evakuon nga irani pese persona 686400ec7cbbb
Lajmi i mëparshëm

​Shqipëria evakuon nga Irani pesë persona

valon syla dyshohet per dhune fizike dhe psikike ndaj te demtuares thuhet ne vendimin e gjykates 6864012b187bc
Lajmi i radhës

Valon Syla dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës, thuhet në vendimin e Gjykatës

Të fundit nga

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë