Rumani/ Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 4 dhe 18 maj

January 8, 2025
1 minut lexim

Partitë e koalicionit qeverisës të Rumanisë ranë dakord të përsërisin zgjedhjet presidenciale më 4 dhe 18 maj, nëse nevojitet një raund i dytë, dhe të mbështesin së bashku një kandidat, njoftoi Partia Liberale.

Tre zgjedhjet radhazi për një president dhe parlament të ri përfunduan në kaos kur Kalin Gheorgescu, një politikan i panjohur i ekstremit të djathtë, pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor.

Ndërsa u ngritën dyshimet për ndërhyrjen ruse, Gjykata e Lartë anuloi zgjedhjet presidenciale dhe urdhëroi koalicionin qeverisës t’i zhvillonte ato nga e para. Presidenti në largim Klaus Johannis do të qëndrojë kreu i shtetit deri në zgjedhjet e majit.

Qeveria e re do të miratojë orarin e zgjedhjeve të hënën, shtuan liberalët.

Partitë e koalicionit ranë dakord të mbështesin një kandidat të përbashkët për të parandaluar fitoren e ekstremit të djathtë. Më i mundshmi është Crin Antonesku, ish-udhëheqësi i Partisë Liberale, por analistët besojnë se kjo mund të ndryshojë rrugës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Story i radhës

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Gjysëmfinalja e Carabao Cup, Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare!  Tottenham dhe Liverpul do të luajnë sonte përballë njëra tjetrës në gjysëmfinalen e Carabao Cup. Ndeshja zhvillohet në ”Tottenham Hotspur Stadium”, më fillim
ShkoLartë