Rudiger shumë pranë kalimit në Real

1 minut lexim

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është shumë pranë transferimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Rudiger ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Kjo pasi qendërmbrojtësi duket se ka vendosur t`i jep fund periudhës pesëvjeçare me Chelsea.

Sipas ‘GianlucadiMarzio’ gjermani është shumë pranë kalimit te Real Madridi.

Performanca shumë e mirë e tij në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj gjigantit spanjoll ka bërë që ata të kërkojnë transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Rudiger ka pasur 47 paraqitje këtë sezon për Chelsea në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia thotë se synon të marrë kontrollin e gjithë Ukrainës jugore dhe lindore

Story i radhës

E shqetësuar, 22 vjeçarja rrëfen eksperiencën seksuale me të dashurin e saj: Isha e virgjër derisa…!

Të fundit nga