rtvm shqyrton mundesine per ta terhequr andrean nga evrovizioni 627823c1b6427

RTVM shqyrton mundësinë për ta tërhequr Andrean nga Evrovizioni

May 8, 2022
1 minut lexim
Screenshot 10 8

Radio Televizioni Shtetërorë i Maqedonisë së Veriut ka dënuar sjelljen e Andreas, këngëtares që po përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Evrovizion, përcjell TV21. Nga RTVM thonë se hedhja e flamurit është skandaloze ndërkaq theksojnë se po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e këngëtares nga gara.

“Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit sonë në Evrovizion, e cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, e që dënohet me ligj. RTVM pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për sjelljen e tillë. Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Evrovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme RTVM-së. Ndaj përgjegjësve në delegacionin e Maqedonisë do të ndërmerren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim sa më të rreptë për këtë skandal”, thuhet në reagimin e RTVM-së.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perfundon takimi sashk ministria e arsimit dakordohen per vazhdimin e afatit per bisedime 627812278e717
Story i mëparshëm

Përfundon takimi SASHK-Ministria e Arsimit, dakordohen për vazhdimin e afatit për bisedime

pamje si ne filma ne kosove shoferi i kamionit nxjerr thiken doganieri i versulet me lopate e polici me arme video 627832bc9c22e
Story i radhës

Pamje si në filma në Kosovë: Shoferi i kamionit nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë