RTK konfirmon dorëheqjen e Zana Spahiut

min lexim

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka konfirmuar raportimin e Tëvë1, se Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i u.d drejtoreshës së mediumit.

Kjo u bë e ditur nga vetë mediumi, e vendimi u tha se është marrë “pas zhvillimeve të fundit në lidhje me publikimin e një lajmi në Televizionin Publik”.

Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.

Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të VV-së.

Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktor të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.

Për artikullin e publikuar ka reaguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.

Reagime ka pasur edhe nga AGK e disa organizata ndërkombëtare.

Media  ka pyetur edhe kryetarin e Bordit të RTK-së Besnik Boletini për të konfirmuar dorëheqjen por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.

Story i mëparshëm

Të njohim disa nga fobitë më të këqija!

Story i radhës

Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu zbulon detajet: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje

Të fundit nga