rryma ne spitalin modular ne tetove u vendos nga persona te pakualifikuar theksoi eksperti shaqiri 67ef99fb8dbf8

Rryma në spitalin modular në Tetovë u vendos nga persona të pakualifikuar, theksoi eksperti Shaqiri

April 4, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore të Tetovës, seanca kryesore në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe ndaj personit juridik SHFQ Klinika Spitalore, për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, zgjati më shumë se pesë orë. Rasti lidhet me zjarrin në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona.

Eksperti gjyqësor i autorizuar për elektroteknikë, Irfan Shaqiri, deklaroi në gjykatë se i gjithë procesi për furnizimin me energji elektrike nga trafostacioni deri te objekti i modifikuar, i quajtur spital modular, është realizuar nga dy persona të pakualifikuar, të punësuar në Spitalin Klinik.

– Në komunikim me ta lidhur me përzgjedhjen e llojit të përçuesit, ata nuk paraqitën ndonjë dokument. Thanë se llogaritjet janë bërë mbi bazë të bisedave me elektricistë më të vjetër, të cilët u kishin thënë se çfarë lloj kablli të përdorin nga trafostacioni për të pasur rrymë në objekt, tha Shaqiri.

I pyetur nga mbrojtja nëse pajtohet me konstatimin se instalimi është bërë në kundërshtim me standardet, eksperti u përgjigj: “po”.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

qeveria ne buxhet kemi siguruar 17 miliarde denare per rritjen e pensioneve dhe sigurimin shendetesor te pensionisteve 67ef99f84490e
Story i mëparshëm

Qeveria: Në Buxhet kemi siguruar 17 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe sigurimin shëndetësor të pensionistëve

Story i radhës

Shekerinska: Paqja e qëndrueshme në Ukrainë është me rëndësi thelbësore për sigurinë evropiane dhe stabilitetin global

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë