Rryma do të shtrenjtohet, më së shumti deri në 3%?! Të gjithë kompanitë energjetike kërkojnë rritje të çmimit

November 12, 2024
1 minut lexim


Nëse ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë nga janari, rritja do të jetë deri në 3%. Pasi që paraprakisht pohonte se nuk do të ketë rritje të çmimit, kryeministri Hristijan Mickoski sot shkoi një hap prapa nga deklaratat e mëparshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV
Nuk pres që do të ketë rritje prej, nuk e di, 10%-15% apo 20%, siç është rasti me shumë shtete nga rajoni dhe Europa. Pres që të jetë, nëse ka, në suaza nga 1% deri në 3%, aq përafërsisht, nuk pres që rritja të jetë më e madhe.


Deklarata vjen disa ditë para dorëzimit të ofertës të EMV-së për çmimin e energjisë elektrike që do ta marrë furnizuesi universal EVN Houm. Mickoski tha se po bëhen analiza, por çmimi do të lëvizë nga 58 deri 62 euro për megavat orë. Çmimi aktual është 60 euro.

Në bursën rajonale HUPEKS, këto ditë çmimet thyejnë rekorde si në kohën e krizës energjetike. Tani përsëri lëvizin deri 300, ndërsa në maje është 450 euro për megavat orë.


Kompanitë energjetike tashmë i dorëzuan përllogaritjet deri te Komisioni rregullator për energjetikë, të gjithë kërkojnë çmime më të larta për shërbimet e tyre. MEMO kërkon rritje të çmimit për thuajse 80% ndërsa MEPSO për rreth 50%.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE
-Rritje të tilla të çmimeve absolutisht asnjëherë nuk ishin të pranueshme për KRRE. Atë që e shohim tani si fakt është se një numër i madh konsumatorësh janë kthyer në tregun e lirë të energjisë elektrike që bën presione të caktuara mbi çmimin e energjisë elektrike.


Por kjo është vetëm pjesë e parametrave hyrëse në çmimin e ri të rrymës. Se si do të jetë, më së shumti varet nga çmimi që do ta ofrojë EMV në tenderin e EVN-së Houm, por edhe nga çmimi sipas të cilit do të mbulohen humbjet e rrymës në MEPSO dhe EMV.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhirollogari e zbrazët dhe mungesë punëtorësh në pikën turistike Kodra e Diellit

Story i radhës

Rrezikohet vota e emigrantëve! Gjiknuri propozon që të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor bashkë me opozitën

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë