rrustemi grabovci eshte anetar i keshillit te pergjithshem te pdk se besnik mujeci me as nuk eshte anetar i thjeshte i vv se 64dc06e29a44d

Rrustemi: Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Besnik Mujeci më as nuk është anëtar i thjeshtë i VV-së

August 15, 2023
1 minut lexim

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar arrestimin e Besnik Mujecit, i cili është kapur me drogë në Shqipëri.

Rrustemi thotë se VV-ja i ka 205 asamblistë dhe për veprimet e Mujecit thotë se me gjasë nuk kanë pasur njohuri as prindërit e tij.

Por deputeti VV-së thotë se Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë.

”Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 205 asamblistë.  Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.  Po opozitarët oportunistë, siç kanë  qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.

E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës. Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

MARKETING

RENT A CAR

dalin pamjet nga pushimet e melonit ne vlore 64dc04c6156a5
Story i mëparshëm

Dalin pamjet nga Pushimet e Melonit në Vlorë

krijimi i partive te reja paralajmeron zgjedhje parlamentare 64dc0c7fe6390
Story i radhës

Krijimi i partive të reja paralajmëron zgjedhje parlamentare

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë