Rrustem Konjuhi, ish gjyqtar i mirënjohur i boksit, mbështet deklaratën e legjendës së boksit Aziz Salihu, kur thotë se nuk po i përgatisin mirë boksierët për garat e mëdha.
Kërkon edhe nga KOK-u, nga DSK, edhe nga ministria, të analizohen kjo gjendje e mjerueshme.
Konjuhi sulmon ashpër boksin e Kosovës për dështim në Lojërat Mesdhetare dhe kërkon penalizimin e përgjegjësve për këtë punë.
“Shumë e vërtet z. Aziz Salihu, selektori para shkuarjes deklarohet se kanë ushtruar tri javë në klubin e tij dhe se janë shumë të përgatitur, ndërsa qysh në xhiron e parë humb boksieri më i mirë momentalisht me ndërprerje në rundin e parë.
Pas kësaj është shumë me rëndësi se çfarë arsyetimi do të ketë nga njerëzit përgjegjës të federatës ,a do të jete mos përgatitja, afati i shkurtër i përgatitjeve apo grumbullimi në një vend të përshtatshëm për ushtrim.
Fort mirë po shprehet Azizi si nuk kanë turp këta njerëz për mos suksese të vazhdueshme që po mbretërojnë në boks.
Deri kur do të shkoj ky veprim i njerëzve pa i dhënë askujt përgjegjësi për mos rezultate, si bordi apo departamenti i sportit, ministria apo edhe vet KOK-u, nuk analizojnë këtë gjendje të mjeruar që të penalizohen njerëzit përgjegjës për mos rezultate me dekada, për rezultate negative sidomos në këtë sport.
E tha edhe vet legjenda se askush nuk e pyet jo vetëm këtë por edhe shumë tjerë të cilët kanë qenë të suksesshëm, sot e udhëheqin njerëz që kurrën e kurrës nuk kanë pas ndonjë sukses si garues por edhe nuk kanë aftësi që të ngritin kualitetin e sportistit as morale as teknike por edhe fizike kur dihen aftësitë e ngritjes intelektuale por edhe kualifikuese që posedojnë trajnerët, referët dhe delegatët.
Nëse ndokush mendon ndryshe për këto kualifikime por edhe njohjen e rregullave, askujt nuk ia kam frikën për njohjen e rregullave, jam i gatshëm të debatoj me të gjithë por e di se nuk kanë kapacitet asnjë prej tyre të më kundërvihet”, komenton Konjuhi.