“Rrugët kthehen në lumenj”/ Situatë alarmante nga reshjet në Vlorë, një pjesë e qytetit pa energji

October 4, 2024
1 minut lexim

Një situatë alarmante është shënuar këtë pasdite nga reshjet e shiut në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se uji ka shkuar pranë banesave.

Ndërsa, në një pjesë të qytetit ka ikur edhe energjia elektrike.

Enrik Mehmeti: Në Vlorë situata është problematike. Rrugët janë kthyer në lumenj. Situata është alarmante. Pjesa më problematike është zona që njihet si Albano dhe Romina. Reshjet e shiut kanë dalë jashtë kontrollit. Kemi parë përmbytje në zonën historike të Vlorës, në Skelë. Në një pjesë të qytetit ka ikur energjia. Lundrimet janë ndërprerë në Vlorë. Uji është afruar pranë banesave.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hoxhaj: Sa isha ministër i Arsimit nuk ka ndodhur që nxënësit të mbesin pa libra

Story i radhës

Jennifer Aniston iu përgjigj thashethemeve se kishte një lidhje me Obaman: Nuk u zemërova për këtë

Të fundit nga

ShkoLartë