Rruga “Ukshin Hoti” po asfaltohet, Rama: Do t’i ketë katër korsi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të dielën se rruga “Ukshin Hoti” po asfaltohet.

Rama shkroi në Facebook se rruga do t’i ketë katër korsi si dhe gjelbërim.

“Jemi duke e asfaltuar rrugën “Ukshin Hoti”, e cila do të ketë katër korsi, trotuare më të gjera dhe gjelbërim të shtuar”, shkroi ai në Facebook.

“Liruam hapësirën publike në këtë zonë dhe tani po ua kthejmë qytetarëve. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Të respektohet ligji me Belerin”/ Avokat Kujtim Cakrani: Ka shkelje proceduriale

Story i radhës

Aliti: Lëvizja Besa, parti pjellore nga e cila lindën edhe tre parti tjera, për bashkim thërrasin përçarësit!

Të fundit nga