Rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet me katër korsi në 2023-ën

1 minut lexim

Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet do të bëhet me katër korsi, nga dy sa janë aktualisht.

Kjo rrugë fillon nga ndërtesa “Rilindja” e zgjat deri në kryqëzimin që lidh Pejtonin me Lakrishten, afër objektit “Ramiz Sadiku”.

Realizimi i këtij projekti sipas drejtorit të shërbimeve publike, Ilirik Musliu, do të nisë në mars të vitit 2023, dhe përfshihet lirimi i hapësirave publike anash rrugëve.

Po ashtu sipas tij, në qershor të po këtij viti do të vinë edhe 30 autobusë të rinj, të cilët do të përdoren nga “Trafiku Urban”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lirohen 82 ushtarë rusë të zënë rob në Ukrainë

Story i radhës

Xhaka nga minuta e parë

Të fundit nga