Rruga Tetovë – Prizren / Zekolli: Më 4 tetor nënshkruhet marrëveshja për projektim

1 minut lexim

Derisa nga ana e Kosovës janë ndarë mjete dhe kanë filluar punimet për rrugën Tetovë-Prizren, nga ana e Maqedonisë një gjë e tillë akoma nuk ka filluar. Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri njoftoi se më 4 tetor pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektim.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës. Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm ratifikimi nga Kuvendi” ka njoftuar Zekolli./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Pse nuk u eliminuan të gjithë terroristët? – Sveçla: Policët s’janë ‘supermenë’, bënë maksimumin e tyre

Story i radhës

Tirana mirëpret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në 2025

Të fundit nga