9
Galiçnik, 22 dhjetor – Javën e kaluar ekipi i Rrugës së Maqedonisë tentoi të lirojë rrugën për në Galiçnik, por pa rezultat.
Problemi me rrymën dhe ndriçimin rrugor në ndërkohë është zgjidhur, por rruga Mavrovë-Galiçnik është ende e pakalueshme.
Në Galiçnik ka 230 shtëpi dhe disa nga pronarët e tyre planifikojnë t’i kalojnë festat e Vitit të Ri në Galiçnik.
“Kujtojmë se përgjatë rrugës kalon linja strategjike 110 kilovolt Shpilje – Vrutok, dështimi i mundshëm i së cilës do të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në gjysmën e territorit të Maqedonisë perëndimore”, thonë nga bashkësia lokale.
BURIMI: zhurnal.mk