Rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullimin e veturave për dy javë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Bajram Bahtiri” do të qëndrrojë e mbyllur për qarkullimin e veturave për dy javë.

Kjo pasi siç thuhet në njoftim, planifikohen të bëhen punime në ndërtimin e rrugës.

Ndaj, komuna ka apeluar te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Për shkak të punimeve të cilat po bëhen në ndërtimin e rrugës, rruga ‘Bajram Bahtiri’ do të qëndrojë e mbyllur për qarkullimin e veturave nga data 20.11.2023 deri më 04.12.2023, luteni të shfrytëzoni rrugët alternative të cilat i keni të sqaruara në hartën poshtë”, thuhet në komunikatën për media.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Etrit Berisha: Rrugëtimi evropian vetëm sa ka filluar

Story i radhës

Shoqatat mediale kundërshtojnë kthimin e reklamave qeveritare në ekran

Të fundit nga