rruga adem demaci ne cair ganiu pikepyetje nese do te realizohet qellimi i arsovskes 64db6881a0e76

Rruga “Adem Demaçi” në Çair/ Ganiu: Pikëpyetje nëse do të realizohet qëllimi i Arsovskës

August 15, 2023
1 minut lexim

Kreu i Çairit, Visar Ganiu thotë se nuk beson që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska do të ketë sukses në zhbërjen e emërimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair. Gabiu për TV21 tha se për të kaluar propozimi i Arsovskës, duhet të ketë votim sipas Badenterit.

“Kuptohet që këto ndryshime duhet të ndodhin në këshillin e Qytetit të Shkupit dhe duhet të miratohen me votim të dyfishtë. Me parimin e Badenterit. Mendoj se si nismë është nisur por a mund të arrihet qëllimi i zonjës Arsovska është pikëpyetje për shkak se ju e dini, për të bërë shumicën e badenterit, duhet edhe këshilltarët shqiptarë të votojnë. Një gjë e tillë, nuk besoj që në këto kohëra ditën e sotme voton kundër emrit të Adem Demaçit.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

pyet buzhala a kishte mujeci imunitet kur u kap me droge ne shqiperi 64db63c15473d
Story i mëparshëm

Pyet Buzhala: A kishte Mujeci imunitet kur u kap me drogë në Shqipëri?

shba ja dergon perforcime ne bazat e saj ne siri 64db697087097
Story i radhës

SHBA-ja dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

Të fundit nga

ShkoLartë