Rrudhani: Sa keq, humbëm shumë raste!

1 minut lexim

Donat Rrudhani ndjen keqardhje për rastet e shumta të pastra që humbi Kosova në disfatën 2-1 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League.

Anësori i majtë i Young Boys, komentoi për SuperSport ndeshjen e Kosovës, që edhe pse kaloi në avantazh falë golit të bukur të Vedat Muriqit, në fund doli pa pikë.

“Kështu është futbolli, kishim shumë shanse, kaluam në avantazh. Kishim edhe shans tjetër para golit të tyre dhe një tjetër super shans përpara golit të dytë të Irlandës së Veriut, por ky është futbolli.

Nuk ishte problem përqendrimi, por Irlanda ishte më shumë ofensivë në pjesën e dytë. Ata sulmuan më shumë në pjesën e dytë dhe nuk i mbuluam problemet pas golit të parë të tyre.

Rastet e humbura? Në futboll nuk shënohet çdo shans, kishim shanse shumë të mira, por ky është futbolli”, deklaroi Rrudhani..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Mbreti Charles fotografohet duke punuar nga kutia e famshme e kuqe për herë të parë

Story i radhës

Wanda Nara dhe Icardi i japin fund martesës pas tetë vitesh

Të fundit nga