Policia e Shkodrës bëri të ditur se një minibus që po transportonte 20 pasagjerë, është përfshirë sot pasdite në një aksident.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Koplik-Vermosh, në vendin e quajtur “Rruga për Stare”. Minibusi është përmbysur në mes të rrugës.
Raportohet për dy pasagjerë të plagosur, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Fatmirësisht, pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze.
Ata janë trajtuar në vendngjarje. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.