Hendbollisti më përvojë, Rron Ramadani, rikthehet në klubin amë, Kastriotin e Ferizajt.
Ashtu siç paralajmëroi gazeta “Bota sot” para pak ditësh ashtu edhe ndodhi, Ramadani i bashkohet ferizajasve.
Reprezentuesi i Kosovës për katër vite është paraqitur për Prishtinën, ku ditë me parë ndau rrugët.
Prej hendbollistëve më të mirë në vend, firmosi me klubin me renome.
Presidenti i klubit, Fisnik Jashari, ka bërë hapin e parë, përforcimin e madhe dhe jep sinjale që gradualisht do të bëjë Kastriotin ashtu si i ka hije tempullit të hendbollit.