Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë dhe ka hedhur kritika të ashpra ndaj opozitës, të cilën e quan të hutuar dhe të paaftë për veprim pa udhëzime nga ambasadorët.
Sipas Gjinovcit, opozita po kalon një krizë orientimi për shkak të mungesës së ndikimit të drejtpërdrejtë ndërkombëtar, i cili më herët kishte qenë vendimtar në formimin e koalicioneve.
“Në të kalumën këta u patën mësu koalicioneve të tyne me ua pre kthizën ambasadori amerikan. E tash kanë metë pak si të hutum se s’po e kuptojnë që jemi në nji etapë tjetër të zhvillimit demokratik e shoqnor,” shkruan Gjinovci.
Ai ironizon se opozita ndjen nostalgji për “presionin ndërkombëtar” dhe tenton ta përdorë si justifikim për veprimet joparimore politike.
Postimi i plotë:
Pa ambasador mbi kry opozita s’din me vepru politikisht
Arsyja pse opozita është pak konfuze ka të bëjë me korrektësinë e ambasadave. Në të kalumën këta u patën mësu koalicioneve të tyne me ua pre kthizën amabasadori amerikan. E tash kanë metë pak si të hutum se s’po e kuptojnë që jemi në nji etapë tjetër të zhvillimit demokratik e shoqnor. Pse vallë nuk po na bojnë bashkë amabasadat? – pyesin opozitarët. Këta kanë qef me hi në koalicione joparimore e mandej me thanë “ishte presioni ndërkombëtar” dhe si gjithmonë, “sakrifica për shtendërtimin e Kosovës”. E tash s’ka mo kshtu. Tash s’kanë orientim. S’dijnë çka duhet me bo. Tutën. S’kanë shumë dije e përvojë në negocim politik sepse në fakt kurrë s’kanë negociu politikisht. Prandaj kena situatë absurde ku opozita s’din as çka po lypë. Lypin dorëheqje, tipi ka dhonë dorëheqje, thojnë jep ma shumë dorëheqje se pak ke dhanë… 🤷♂️
Masi jeni të sigurtë që nuk i ka numrat, lejeni le të dështon dhe mandej ta shohim ju a i keni? 😀
Burimi: botasot.info