Rrokadat e qeverisë para zgjedhjeve, mbahet sot seanca parlamentare për ndryshimet në kabinet

min lexim

Këtë të hënë, 29 korrik, do të mbahet seancë e posaçme parlamentare për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

ABC News mëson se seanca do të nisë në orën 18:00.

Gjatë Kongresit të PS-së të dielën, kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar.

Më konkretisht ndryshimet në qeveri janë:

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Story i mëparshëm

Befason Quni: Objekti i vilës së Radoiçiq nuk i plotëson kushtet për të shërbyer për nevojat e policisë

Story i radhës

Banorët e Trudës ankohen se janë pa qasje direkte në rrugë, ministria e thotë të kundërtën

Të fundit nga