Rroca dhe Topalli e rikthejnë Istanbulsporin te fitorja

1 minut lexim

Pas dy barazimeve radhazi, Istanbulspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.

Istanbulspor shënoi fitore sonte në udhëtim te Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit turk.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2, teksa mysafirëve fitoren ia siguron dyshja, Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli.

Mesfushori shqiptar, Rroca shënoi fillimisht në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1:1, teksa sulmuesi nga Kosova, Topalli shënoi pas pesë minutash për përmbysje të rezultatit.

Vlen të theksohet se te goli i shënuar nga Jetmir Topalli, asistues ishte futbollisti tjetër shqiptar, Valon Ethemi.

Paraprakisht për skuadrën vendase kishte shënuar Mbaye Diagne, në minutën e 37-të. Te Karagumruku për 90 minuta luajti reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresevic.

Istanbulspor pas kësaj fitore ka 8 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të, kurse Karagumruk ndodhet një pozitë më poshtë me 6 pikë. /

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Italia “ngrin” pronat e dy oligarkëve rusë

Story i radhës

Shtrenjtohet shërbimi i “merimangës” në Shkup

Të fundit nga