Rrjeti social audio Clubhouse shtohen bisedat me tekst

1 minut lexim

Aplikacioni i rrjetit social bazuar në audio Clubhouse vendosi të shtojë një funksion bisede me tekst në dhomat audio.

Ashtusi në Discord apo një thirrje Zoom, përdoruesit të cilët nuk duan të flasin mund të shkruajnë opinionet e tyre në kanalin e bisedës së dhomës.

Edhe pse mund të mos duket normale për një aplikacion audio të shtojë një funksion me tekst, është një ndryshim i kërkuar prej shumë përdoruesve.

Nga ana tjetër është një problem moderimi por Clubhouse do të ofrojë mjetet e duhura për menaxhimin e dhomave që gjërat mos të dalin jashtë kontrolli.

Moderatorët mund të zgjedhin të mos lejojnë bisedat me tekst. Konkurrenca e ashpër e Facebook, Twitter, Linkedin dhe Reddit ka bërë që Clubhouse të shndërrohet në një tjetër rrjet social si gjithë të tjerët. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit Rusi-Ukrainë

Story i radhës

Serbia e bën lëvizjen e parë, furnizohet me ushqime dhe naftë

Të fundit nga