Dhjetë persona janë vrarë dhe më shumë se 251 të tjerë janë plagosur nga një rrjedhje e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë në Detin e Kuq.
Një kontejner magazinimi kimik ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, tha Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.
Departamenti i Mbrojtjes Civile dërgoi ekipe të specializuara në port për t’u marrë me rrjedhjet dhe operacionin e pastrimit.
Deri tani zyrtarisht nuk është konfirmuar kimikati, zyrtarët jashtë portit kanë thënë se ishte klor.
Mediat shtetërore thanë se pothuajse 200 njerëz po trajtoheshin në spitalet lokale, derisa të lënduarit e tjerë ishin liruar nga spitali.
Autoritetet u kërkuan banorëve të qytetit Aqaba, i cili është rreth 16 kilometra në veri, të qëndrojnë brenda dhe t’i mbyllin dritaret dhe dyert,shkruan BBC.