Me këtë truk të thjeshtë që po qarkullon në internet, tashmë është e mundur!
Dihet që femrat kanë problem me vëllimin e flokëve, veçanërisht nëse kanë flokë të hollë dhe të drejtë.
Me këtë truk nuk do ta keni më këtë problem dhe gjithashtu mund të ndihmojë që flokët e yndyrshëm të duken më të freskët nëse nuk keni pasur kohë t’i lani para se të dilni nga shtëpia.
Tani ju duhen vetëm rreth 10 sekonda për t’u rritur volumin!
Gjithçka që ju nevojitet është një tharëse flokësh dhe një furçë.
Filloni me furçë nga rrënjët e flokëve poshtë, më pas kthejini flokët lart dhe thajini për 5 – 8 sekonda.
Pas kësaj, nëse keni mundësinë e ajrit të ftohtë në tharëse flokësh, atëherë thajini në atë mënyrë për 3-5 sekonda të tjera dhe flokët tuaj do të bëhen menjëherë të ngritur dhe më të plotë!
Flokët do të largohen dukshëm nga skalpi dhe do të merrni volum të menjëhershëm.