​Rritje e konsiderueshme e sasisë së mbeturinave industriale në 2022

December 19, 2023
1 minut lexim

Rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) 2022 tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave industriale, të gjeneruara në vitin 2022, ishte 3 milionë e 389 mijë e 988 ton, ose 53,1 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se të dhënat e vitit 2022 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë ishte te:

sektori D (Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar) me 2 milionë e 795 mijë e 809 ton, ose 120,5 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021;

sektori C (Prodhimtaria) me 335 mijë e 452 ton, ose 3,0 për qind më e lartë, krahasuar me vitin 2021.

“Ndërkaq, gjithsej sasia e mbeturinave të përpunuara ishte 3 390 096 ton, ose 53,2% më e lartë, krahasuar me vitin 2021”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Anketën e Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miti i gjysmës më të mirë

Story i radhës

Roshi rikthehet te goli në Turqi

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë