rritje e cmimit te energjise paralajmerohen protesta e bojkotim te pageses 67dcc35b41059

Rritje e çmimit të energjisë, paralajmërohen protesta e bojkotim të pagesës

March 21, 2025
1 minut lexim

Komentet për rekomandimin e rritjes së tarifave për 15%, në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka kohë të dërgohen deri me datë 28 mars.

Megjithatë, këtë veprim jo të gjithë kanë vendosur ta bëjnë meqë kundërshtimin e tyre po e planifikojnë në mënyra të tjera.

Aktivisti i shoqërisë civile Luan Hasanaj ka filluar një peticion online #Asnjecentmeshume  në të cilin kundërshton rritjen e këtyre tarifave.

Përveç këtyre i njëjti qëllim ka veprime edhe më të ashpra.

”Hapi tjetër do jetë protesta, mirëpo jo vetëm protesta  ka edhe diskutime tjera, jemi duke menduar që të nisim një fushatë që do iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotohet pagesa e energjisë elektrike nëse veç ky vendim merret”, ka thënë Luan Hasanaj, Iniciues i peticionit.

Hasanaj thotë që përveç pagesës shtesë së energjisë elektrike kjo ka efekt zinxhiror të pashmangshëm.

”Kjo do pasohet me rritje të çmimeve pothuajse në çdo sektorë qoftë në prodhimtari, qoftë në industri, qoftë në rritjen e çmimeve nëpër markete, qytetarët do të ndikohen edhe më shumë e në anën tjetër nuk kemi veprime të cilat do balancojnë këtë rritje siç janë rritja e pagave”, ka thënë Luan Hasanaj, Iniciues i peticionit.

Pikërisht për këtë ndikim dhe mundësi të rritjes së çmimeve, ekonomistët thonë se duhet reagim më i madh, meqë është më i papërballueshëm sesa vetë pagesa e energjisë elektrike.

”Do rritet kostoja e prodhimit, fabrikat që prodhojnë do t’i rritin kostot e prodhimit shkak që do rriten kostoja edhe për ta, do rritet kostoja e shportës së konsumatorit për produktet bazë sikurse te buka, meqë furrat veprimin e parë do bëjnë rritjen e çmimit të saj”, ka thënë Bashkim Mustafa, Ekonomist.

Çmimi i energjisë elektrike ka rënë në tregjet ndërkombëtare por megjithëkëtë, Bordi i ZRrE-së ka propozuar që nga 1 prilli të shtrenjtohet për 15 për qind çmimi i rrymës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kush eshte deshmitari qe rendoi veliajn karamuco zbulon detaje nje ish financiere me prova te sakta qe po 67dcb9fa6b98f
Story i mëparshëm

Kush është dëshmitari që rëndoi Veliajn? Karamuço zbulon detaje: Një ish-financiere me prova të sakta që po…

sot nis java e frankofonise 67dd03926b60c
Story i radhës

Sot nis ‘Java e Frankofonisë’

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë