Rritja për 104 euro e pagës mesatare, vlerësohet e pamjaftueshme për shkak të rritjes së inflacionit

October 19, 2024
1 minut lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se paga mesatare në tri vitet e fundit është rritur për 104 euro. Mirëpo një rritje e tillë po vlerësohet e pamjaftueshme për shkak të rritjes së inflacionit.

Por, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se rritje të tilla janë jo kompatibile me kërkesat e nevojat e qytetarëve të vendit.

“Gjatë këtij mandati qeverisës ne kemi pasur 100 për qind rritje të tatimit në pronë për ekonomitë familjare, kemi pasur rritje për 200 për qind të tatimit në pronë për bizneset, kemi pasë një inflacion që shkon 35 deri 40 për qind brenda mandatit qeverisës, kemi pasë një shkallë të lartë si asnjëherë tjetër prej 5 miliardë eurosh çështjen e importeve”, tha Shala.

E kryetari i Sindikatës së pavarur të punëtorëve të sektorit privat, thotë se nuk kanë vërejtur një rritje të tillë.

“Aty ku ka pasë prekje dhe ku duhet të intervenojë Qeveria e Kosovës për shërbimet e veta që i lypë nga punëtorët e kompanive, aty nuk kemi ngritje bile kemi ta zëmë në Kuvendin e Kosovës kemi pagë 270 euro, punëtorët teknikë në Universitetin e Prishtinës marrin 292 euro, dmth për çfarë ngritje flet ky”, tha Azemi.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj po vlerëson se Qeveria do duhej fokusuar më shumë në rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale është nxjerrur po thuajse politike dhe jo në aspektin profesional sepse është dashur të thirren të gjithë institucionet të cilët duhet të jenë të involvuar dhe të vijnë me rekomandimet tejet të përshtatshme të bëhet një përgatitje e cila nuk do të sjellë pastaj pasoja dhe dëme në tregun e punës dhe një pagë e tillë po thuajse është dashur të negociohet edhe me punëmarrësit dhe punëdhënësit për ta gjetur një balancë lidhur me këtë shumë”, tha Dreshaj.

Sipas ministrit Murati, në qeverisjet e kaluara për 7 vite paga mesatare ishte rritur vetëm 94 euro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë

Story i radhës

U shtrua para tre muajsh, dëmtohet rruga në Viti

Të fundit nga

ShkoLartë