rritja e temperaturave pasoje e ngrohjes globale ihmk ne kline e han te elezit u thyen rekordet 689a0ec9a554b

Rritja e temperaturave pasojë e ngrohjes globale, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

August 11, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një analize rreth ngjarjeve klimatike, ka njoftuar se muaji korrik i vitit 2025 ka shënuar një valë ekstreme të të nxehtit, me temperaturat që kanë shënuar rekord.

Vlerat maksimale janë shënuar në Klinë me 42.4 gradë Celsius, dhe 42.3 gradë Celsius në Han të Elezit.

“Rritja e temperaturave ekstreme është një nga pasojat më të drejtpërdrejta të ngrohjes globale. Modelet klimatike dhe raportet ndërkombëtare (p.sh., IPCC) parashikojnë se Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin, do të përballet me më shumë valë të të nxehtit, thatësira të gjata dhe reshje të rralla por intensive. Korriku 2025 përkon me këtë tendencë, duke reflektuar një klimë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe të ngarkuar me energji termike”, njofton IHMK.

Nga IHMK poashtu bëjnë të ditur se temperatura më e lartë e mëparshme në Kosovë ishte ajo e regjistruar në Prizren në vitin 1987 me 40.8°C.

Kalimi i kësaj vlere pas 38 vitesh tregon një trend rritës të ngrohtësisë, jo si fenomen i izoluar por si pjesë e një procesi afatgjatë të transformimit klimatik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne syrin e kalter digjen 40 koshere bletesh rrezikohet zona e mbrojtur 689a0e51044bd
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh! Rrezikohet zona e mbrojtur

cfare ndodh me nje bateri mobile ne 40 grade 689a0f7c904d4
Lajmi i radhës

Çfarë ndodh me një bateri mobile në 40 gradë?

Të fundit nga

ShkoLartë