Rritja e rrogave në arsim, MASH optimist për marrëveshje me SASHK-un

May 16, 2022
1 minut lexim

Negociatat mes MASH dhe SASHK janë drejt gjetjes së zgjidhjes për pagat në sektorin e arsimit. Pas takimit që u realizua me SASHK-un numri një i dikasterit të arsimit Jeton Shaqiri, theksoi se ka përafrim të qëndrimeve. Paralajmëroi se do të gjindet zgjidhje për rritjen e pagave të arsimtarëve me përqindjen e kërkuar.

“Edhe ne por edhe nga Sashk u tha se ka përfrim të qëndrimeve dhe mendoj se nesër së bashku me ndërmjetësuesin do ti shohin të gjitha rekomandimet e ndërmjetësuesit, dhe të dyja palët duhet ti pranojmë rekomandimet që vine nga ndërmjetësuesi.”, tha minisër i arsimit, Jeton Shaqiri.

Të marten SASHK do të vijojë negociatat edhe me MASH-in por edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Problem ka me të punësuarit në çerdhe të cilët për muajin prill do tu paguhen vetëm kontributet, dhe jo mëditjet për kohën e grevës.

“Paga për muajin prill do të paguhet në pajtueshmëri me logjin që do të thotë se do të paguhen vetëm kontributet, por do të kërkojmë zgjidhje që me pagën e muajit maj dhe qershor të kompenzohen ditët për të cilat puntorët e çerdheve ishin në grevë.”, tha ministrja e punë dhe politikës sociale, Jovana Trençevska.

Nëse nuk arrihet zgjidhje SASHK paralajmëroi se sërisht do ta aktivizojë grevën. SASHK paraprakisht refuzoi dy oferta për rritjen e pagave për 10 dhe 12 përqind. Kërkesa e tyre është që të harmonizohen pagat me pagën minimale, të përgaditet marrëveshje e re kolektive në arsim dhe të rriten pagat për 18.4 përqind.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia e Ferizajt shqiptoi 530 gjoba brenda javës për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Trajneri i ri i United flet për të ardhmen e Ronaldos

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara
ShkoLartë