Rritja e pensioneve – Gjyshinca: S’po bëhet për zgjedhje, VV-ja s’i ka harruar pensionistët

October 9, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, thotë se rritja e pensioneve prej 20% mund të duket pak, por Qeveria e Kosovës po punon gradualisht dhe premton progres.

Gjyshinca tha se rritja e pensioneve nuk ka të bëjë me zgjedhje.

“Ju edhe mund ta nënvlerësoni këtë rritje. Kam parë komente dhe po vi prej atij konteksti pak paragjykues. Mund të jetë pak pa dyshim në veçanti kjo kur krahasohet me situatën ekonomike me të cilën po ballafaqohemi, mirëpo rritja më e madhe krahasuar me të gjitha vitet dhe qeveritë e kaluara. Më tregoni kur ka qenë rritja e fundit e pensioneve nga qeveritë e kaluara dhe sa ka qenë?. Rritja nuk është në prag të zgjedhjeve. As buxheti për vitin e ardhshëm nuk është miratuar. Po bëhet fjalë për një periudhë që ne ende fushatën nuk e kemi filluar, nëse dëshironi të flisni për kalendar”, tha ai.

Deputeti thotë se VV-ja nuk i ka harruar pensionistët, përmend edhe shtesat që i kanë dalë pensionistëve gjatë vitit.

“Nuk është e mjaftueshme rritja, unë do të doja të ishte më shumë, mirëpo gradualisht do të ketë progres. Qeveria Kurti gjatë mandatit nuk i ka harruar pensionistët, përveç rritjes kanë pasur edhe shtesa gjatë vitit, mos ta harrojmë atë ndihmë”, tha ai.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lady Gaga në ‘shok’ nga reagimi i dobët ndaj “Joker 2”

Story i radhës

Deputeti gjerman: PD-ja duhet të ndryshojë kreun

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë