Rritja e çmimit të parkingjeve/ Qytetari ia bën “8me2” Kasamit!

1 minut lexim

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmë në emisionin Click Plus deklaroi se rritja e çmimit të parkingjeve ka ardhur si masë për ti demotivuar qytetarët që përdorin makina.

Ai ka thënë se kjo masë është marrë meqëllim që qytetarët të mos përdorin makina.

“Rritja e çmimeve të parkingjeve në Tetovë nuk ka të bëjë për aspektin fiskal, por të demotivohen qytetarët që të dalin me veturë dhe të parkojnë në qendër të qytetit. Ka të bëjë me çështje ekologjike”, ka thënë Kasami.

Por pas këtij prononcimi, Kasami ka marrë një kundër përgjigje epike nga një komentues.

Në një koment të shkurtë qytetari ka thënë Kasamit se ndoshta edhe çmimi i bukës është ngritur që qytetarët të mos e konsumojnë atë.

“Qata ka hip cmimi bukes , qe mos me hang buk m !!!”, ka shkruar qytetari.

Story i mëparshëm

E dashur nënë!

Story i radhës

Islam Abazi zgjidhet Shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar

Të fundit nga