Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rritjen gjatë ditëve të fundit të çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.
Kreu qeverisë i ktheu përgjigje në Facebook një komenti që i kishte vënë në dukje këtë rritje çmimi dhe i kishte kërkuar atij që të vendoste një çmim tavan.
“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar më larg, ndërkohë që, siç kam premtuar, ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, shkruan Rama.
Komentet ne Facebook
“Sa për rrogat, ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj, si në kohën e Sudes, prandaj duhet punë e durim”, shton kreu i qeverisë.