Rritja e çmimit të naftës/ Petrit Vasili: Pse nuk transmetohen live mbledhjet e bordit të transparencës?!

min lexim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili kërkon mbledhjen LIVE të bordit të transparencës për çmimet e karburanteve.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se nëse mbledhjet do transmetoheshin direkt, qytetarët do e kuptonin se çfarë gjobëvënie mafioze është çmimi i naftës.

Ai thotë se edhe pse Rama është i ngjitur pas transmetimit live. Është kthyer në bunker dhe nuk guxon të transmetojë live mbledhjet e bordit.

“Po perse nuk i transmeton live, Perse trembet kaq shume ky histeriku i live?  Shume e lehte per ta kuptuar.

Sepse do ti dale ne shesh e verteta lakuriqe e vjedhjes, qe u ben shqiptareve cdo dite me naften si dhe te gjithe do kuptojne me emer e mbiemer te gjithe bashkehajdutet e popullit!!”, shkruan ai.

Statusi i Petrit Vasilit

Përse Rama ka kaq frike nga transmetimi live i mbledhjeve te Bordit?!

Bordi i gjobvenesve, që vendos cmimin e naftes, u mblodh 2 here per 24 ore dhe na polli hiçgje vetem 40 leke te vjetra diference nga 265 ne 261leke per liter nafte.

Ne se mbledhjet do te ishin live gjithe njerezia do te shihte e kuptonte se cfare gjobevenie mafioze eshte çmimi i naftes, qe e vendos Bordi ne gjoja mbledhjet-pazar qesharake te tij.

Çudi e madhe vertet!

Ky Rama dashnori i live, qe eshte njeriu histerikisht me i ngjitur pas transmetimit live ne televizione e rrjete sociale ka kaq frike nga live!

Bile eshte bere aq i bezdisur dhe bajat me maninë e tij per live , sa edhe vete pranon, qe mund tu dale njerezve perpara live edhe kur hapin frigoriferin.

Fytyra e tij çfaqet perdite, ore e minute live, ne shetitje idiote, ne mbledhje estrade dhe takime humori budallenjsh apo kur bente edhe si ekspert xherah per pandemine e Covid.

Ndersa po ky i ngjituri kaq fort pas live, kthehet ne bunker dhe nuk guxon per vdekje te transmetoje live mbledhjet e Bordit te tij te Hajduterise.

Ti tranmetoje live per t’ju treguar shqiptareve me transparence se cilen dite u ble nafta, me çfare cmimi, si e llogarisin dhe se si e vendosin cmimin final, qe paguajne qytetaret!

Po perse nuk i transmeton live, Perse trembet kaq shume ky histeriku i live?

Shume e lehte per ta kuptuar.

Sepse do ti dale ne shesh e verteta lakuriqe e vjedhjes, qe u ben shqiptareve cdo dite me naften si dhe te gjithe do kuptojne me emer e mbiemer te gjithe bashkehajdutet e popullit!!

Nje e vertete eshte e palekundur.

Atje ku qeverite jane serioze si ne Maqedoni,Mal te Zi, Kosove e Hungari cmimi i naftes eshte shume me i ulet.

Ndersa ketu ku qeverisin gjobvenesat e Bordit Qeveri-Oligarki çmimi eshte tmerr i vertete dhe Shqiperia eshte nder dhjete vendet me cmimin me te larte ne bote!!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kejvina Kthella publikon video provokuese

Story i radhës

MPJ jep detaje për vdekjen e 22 vjeçarit nga Maqedonia e Veriut në Mal të Zi

Të fundit nga