rritja e cmimeve inflacioni arrin ne nivelin me te larte ne 15 muaj 681ce302cddf8

Rritja e çmimeve, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 15 muaj

May 8, 2025
1 minut lexim

Rritja e çmimeve ka prekur dhe muajin Prill. Sipas të dhënave të INSAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.

Ndikim ka patur sektori i bujqësisë që ka ecur me ndikime negative, duke bërë që inflacioni të arrij në 2.3% në prill, niveli më I lartë në 15 muaj.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Prill 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nje pike kthimi per kosoven ne arenen evropiane hapet rrruga drejt be se 681cdd693eeb0
Story i mëparshëm

Një pikë kthimi për Kosovën në arenën Evropiane, hapet rrruga drejt BE-së!

presidenti i keshillit evropian viziton kosoven javen e ardhshme 681cec6129319
Story i radhës

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Të fundit nga

Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

Bob Dylan mbush 84 vjeç. I lindur në Duluth të Minesotës, ai konsiderohet si një nga figurat më autoritare dhe me ndikim në muzikën e shekullit të njëzetë. Autor i këngëve ikonike
ShkoLartë