rritja e buxhetit te nato s per ushtrine hegseth gjermania aleate shembull per shpenzime ne mbrojtje 69354e06cc05d

Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

December 7, 2025
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.

Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

“Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.

Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë./REL


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

viti hyn me kembe te mbare per shqiptaret rama per buxhetin 2026 pagat dhe pensionet do te shenojne perseri rritje historike 69354be4e9b10
Lajmi i mëparshëm

“Viti hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët”/ Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

aksident ne fier furgoni i policise perplaset me mercedezin dhe perfundon ne kanal efektivet dergohen me urgjence ne spital 693568054a9ce
Lajmi i radhës

Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë