rritet per 43 perqind numri i turisteve nga kosova ne shqiperi krahasuar me nje vit me pare 64e8c7172ddb7

Rritet për 43 përqind numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri krahasuar me një vit më parë

August 25, 2023
1 minut lexim

Tendenca në rritje e turistëve italianë që do të vizitonin këtë vit Shqipërinë është reflektuar që në muajt e parë të 2023-shit.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve italianë është rritur me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

310 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin qershor, ndërsa vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë shifrat flisnin për vetëm 198 mijë italianë.

Pas fluksit të raportuar gjatë muajve korrik dhe gusht numri i vizitorëve italianë pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të këtij sezoni turistik.

Megjithatë, shtetasit italianë mbeten në vend të dytë. Shqiptarët e Kosovës kryesojnë listën me mbi 1.38 milionë vizitorë, ose 43 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur shifrat flisin për afro 970 mijë turistë nga Kosova, raporton Euronews.al.

Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa ulje e shifrave është vënë re tek pushuesit nga Serbia.

Për 6 muajt e parë të 2023-shit afro 32 mijë e 500 turistë nga Serbia kanë vizituar Shqipërinë, 18% më pak se në 2022-shin, kur shifrat flisnin për afro 40 mijë vizitorë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pushimet e shqiptareve 800 euro deri ne 20 mije euro cifti per turqi dhe dubai 64e8c71287fa8
Story i mëparshëm

Pushimet e shqiptarëve, 800 euro deri në 20 mijë euro çifti, për Turqi dhe Dubai

ne ishim miq per nje kohe te gjate udheheqesi cecen kadyrov mban zi per vdekjen e prigozhin 64e8cbc414df0
Story i radhës

“Ne ishim miq për një kohë të gjatë”, udhëheqësi çeçen Kadyrov mban zi për vdekjen e Prigozhin

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë