​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor

Gjatë muajit qershor të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës është rritur prej 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98 për qind ishin të jashtëm, kurse 39.02 për qind ishin vendorë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat në fushën e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 për qind rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

“Në total ishin 29,317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj. Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë, e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë.Kosova po bëhet gjithnjë e më atraktive për turistët”, thuhet në njoftimin e MINT.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja Krifca nga Pogradeci: Taskforca e AKU-së në terren për garantimin e sigurisë ushqimore

Story i radhës

Kishte dalë për fundjavë nga burgu i Kumanovës, u kap me pushkë automatike

Të fundit nga