Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

1 minut lexim

Është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Në periudhën janar – maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 12 për qind, përkatësisht: turistë vendas me 2.6 për qind dhe turistë të huaj 16.6 për qind.

Nga ana tjetër, numri i netëve është rritur me 10,2 për qind: turistët vendas me 8.8 për qind dhe turistët e huaj me 11 për qind.

Një e treta e turistëve ose 23.919 janë nga Turqia, ndërsa afro 6.000 turistë kanë ardhur nga Serbia dhe më shumë se 5.000 nga Gjermania.

Janë më shumë se 2000 turistë nga Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Polonia, Holanda dhe SHBA.

Turqit dhe fqinjët janë turistë më të shpeshtë që vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Story i mëparshëm

BDI deklaron se e mbështetë Ligjin për lojërat e fatit: Kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Story i radhës

Interi nuk i garanton një vend titullari, 3 klube synojnë Asllanin

Të fundit nga