Numri i të vdekurve pas sulmeve ajrore ruse në të gjithë Ukrainën është rritur në 19. Numri i të vdekurve më herët ishte 14.
Autoritetet e mbrojtjes civile në Ukrainë kanë bërë të ditur se mbi 100 persona u plagosën si pasojë e valës së sulmeve që goditën dje qytete të shumta, përfshirë Kievin, përcjell ATA.
Përveç kryeqytetit ukrainas, 12 zona të vendit u prekën gjithashtu nga sulmet ruse, të cilat goditën infrastrukturën civile, kryesisht objektet energjetike.
Liderët botërorë kanë dënuar sulmet ajrore ruse duke përdorur fjalë të tilla si “terrorizëm” dhe “krime lufte”, ndërsa G7 njoftoi se do të mblidhej në një takim online emergjent.
“Rreth 300 vendbanime janë ende pa energji elektrike si rezultat i bombardimeve”, njoftuan sot autoritetet. Rreth 3 mijë e 500 komunitete kanë mbetur në errësirë.
“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe liderët e tjerë të grupit G7 do të zhvillojnë sot një takim virtual për të diskutuar angazhimin e tyre të palëkundur për të mbështetur Ukrainën”, tha Shtëpia e Bardhë.