rritet numri i te prekurve me kancer ne kosove mbi 1 mije raste te reja brenda nje viti 66fa8913d7889

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

September 30, 2024
1 minut lexim

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak.  Në vitin 2023 janë regjistruar  mbi 1 mijë raste të reja me kancer,  më shumë  se sa një vit më parë. 

Sipas të dhënave të ASK-së  gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq  në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer.  Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj.

 “Nëse  shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha  nivelet  e  vizitave  qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar.

Tek  të prekurit  me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti  2022 ku kishte 3110  raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023  kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

termocentrali i fundit britanik me qymyr po mbyll dyert e tij pas 142 vitesh 66fa890f14021
Story i mëparshëm

Termocentrali i fundit britanik me qymyr po mbyll dyert e tij pas 142 vitesh!

cfare ndodhi ulerima ne studio konkurrenti humb ndjenjat ne emision 66fa8b65a772f
Story i radhës

Çfarë ndodhi? Ulërima në studio, konkurrenti humb ndjenjat në emision

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë